PURU- Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë që dyshohet se ishte fshehur në një ngarkesë bananesh me destinacion Belgjikën. Si pjesë e një operacioni të fuqishëm kundër trafikimit të drogës, Policia Kombëtare Peruiane sekuestroi 3,407 kilogramë kokainë hidroklorur në rajonin Piura, duke parandaluar kështu dërgesën e saj jashtë vendit.
Mediat e huaja shkruajnw se droga e sekuestruar vjen nga rajoni i madh i kultivimit të kokës, i njohur me akronimin VRAEM Lugina e lumenjve Apurimac, Ene dhe Madaro. Në operacionin e së mërkurës, policia sekuestroi një kamion që mbante më shumë se 3,000 pako kokainë të destinuara për një depo ku kuti me banane organike po paketoheshin për eksport, rreth 100 kilometra nga porti i Paitës, thanë autoritetet.
Gjenerali Nilton Santos, kreu i agjencisë antidrogë, i tha TV Peru se operacioni u krye me ndihmën e Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën. Ai vuri në dukje se vlera e drogës së sekuestruar tejkalon 68 milionë dollarë
Sipas një deklarate nga presidenca peruane, pas kësaj ngarkese qëndron një organizatë kriminale e qytetarëve peruanë, kolumbianë dhe evropianë , e cila kishte për qëllim dërgimin e drogës në Belgjikë. Sipas OKB-së, Peruja, së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë, është ndër prodhuesit kryesorë të kokainës në botë. Sipas autoriteteve peruane, vendi thuhet se prodhon rreth 400 ton drogë çdo vit.





