Sekuestrohen në Itali 100 mijë euro drogë e destinuar për të rinjtë, arrestohet shqiptari

0

Një shqiptar dhe një domenikan janë vënë në prangat e policisë Italiane, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë, e cila ishte e destinuar për tregun e të rinjve dhe adoleshentëve në Parma. Vlera drogës kapte shifrën rreth 100 mijë euro.

47-vjeçari shqipar, emri i të cilit nuk është bërë me dije, u ndalua nga policia për kontroll në zonën e Via Lago Verde, ku ju gjet në xhep kokainë dhe një thikë e vogël të cilën e përdorte për të prerë kokainën. Po ashtu me vete kishte edhe 400 euro cash në kartëmonedha, me siguri para që i kishte siguruar nga të ardhurat e drogës.

Në makinën e tij, brenda ndarjes së motorit, efektivët gjetën tre pakot e para të drogës. Megjithatë, pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij, ku janë gjendur 11 kilogramë hashash. Droga, e shitur me pakicë për rreth 10 euro për gram, do të kishte sjellë të ardhura totale mbi 100 mijë euro. E gjitha e destinuar për konsumatorët e shumtë të rinj të Parmës. Ndërsa domenikani u arrestua të shtunën e 12 shkurtit, pasdite në zonën e stacionit hekurudhor. Në momentin që iu vunë prangat, 28-vjeçari sapo kishte zbritur nga një tren dhe po kthehej në shtëpi, aty ku kishte 1.3 kilogram drogë, kokainë dhe kanabis.

Marrë nga parmatoday.it


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu