Sekuestrohet gjysmë toni kokainë në Itali, vlera 50 mln euro

0

ITALI- Autoritetet policore italiane të rajonit të Campanias kanë sekuestruar 500 kg drogë të tipit kokainë, e cilësisë mjaft e pastër.

Kokaina u gjet gjatë një kontrolli në një kapanon në periferi të komunës Giuliano. Lënda narkotike ishte fshehur në 20 kuti që zakonisht përdoren për transportin e frutave. Sipas policisë italiane kokaina e cilësisë mjaft të pastër, do të sillte për grupet kriminale një përfitim rreth 50 milionë euro.

Trupat policore po kryejnë hetime e kontrolle në komunën ku u gjet droga dhe në qytezat përreth. Hetimet po kryhen nga Prokuroria e Napolit.