Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Arnaldo Lleshit, i cili rezulton i dënuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në Angli.
Në total janë sekuestruar dy automjete, një ndërtesë, një truall dhe një biznes.
Në emrin e babait të tij, ai kishte vënë në pronësi truallin me sipërfaqe prej rreth 275.2 m2 dhe një godinë 2 kateshe + bodrum + papafingo të rregjistruar më datë 24.03.2021.