Aludimet se këngëtarja Selena Gomez ka filluar të dalë me producentin Benny Blanco,kanë marrë fund . Këngëtarja u ka dhënë përgjigje zërave që aludonin për lidhjen e saj.
Një ditë më parë, Gomez publikoi një foto që i hiqte të gjitha dyshimet. Teksa komentonte me fansat e saj, këngëtarja latine është shprehur:
Ai është patjetër gjithçka për mua…Ka qenë një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur ndonjëherë.”
Ndërsa, një komentuesi tjetër, Gomez i thotë: “Lol, ai mbetet më i miri nga çdokush me të cilin mund të kem qenë. Fakte.”
Së fundmi, Gomez ka punuar me Blanco për të sjellë hitin e saj “Single Soon”. Në korrik, ai ishte po ashtu prezent në 31-vjetorin e saj.
Blanco ka pasur gjithashtu bashkëpunime me ishin e Selena-s, Justin Bieber, si dhe me këngëtarët Rihanna, Lizzo, Britney Spears, Katy Perry, SZA, Ed Sheeran dhe Keith Urban.