Semi Jaupaj ka qënë pjesë e studios së Big Brother ku është pyetur nëse Donald Veshaj e ka penalizuar brenda shtëpisë dhe këngëtarja ka thënë që nuk mendon kështu.
Ajo tha se Donaldi është i njëjti dhe po bën të njëjtën lojë që nga fillimi. Ajo tha se Donaldi i ka qëndruar afër dhe ajo e vlerëson shumë këtë gjë. Sipas saj Donaldi e ka bërë këtë me shumë pastërti dhe nuk ka pasur qëllime për të dalë mirë.
“Nuk e di si mund të duket por unë mendoj që Donaldi e ka bërë këtë gjë shumë pastërisht. Nuk e di si e shikon publiku por unë di që më ka qëndruar afër në një moment të vështirë. Kam bërë lojën time, madje nga fundi as kam qëndruar shumë me Donaldin. Kjo histori ishte muajin e parë. Donaldi më duket njëlloj, po bën të njëjtën lojë”, tha ajo.
Semi ka qënë sot e pranishme pasi u largua nga studio disa emisione më parë pas situarës së vështirë ku Donaldi tha se fokusi i tij ishte Beatrix dhe kjo ishte ajo që donte. Semi, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit dhe ish-partneres së Donaldit u largua nga studio menjëherë pa dhëmë asnjë deklaratë.