Pak ditë më parë Semin e kapi paniku kur pa Fifin duke mbajtur një shkop në dorë brenda Shtëpisë së Big Brother, veprim i cili nxiti shumë reagime.
Në spektaklin e sotëm Arbana lexoi komunikimin zyrtar nga “Big Brother” ku u kërkoi Fifit dhe Monikës ta ndërprisnin lojën që po bënin.
Në këtë moment Semi kujtoi sërish ngjarjen, e kapi sërish paniku, e nisi të qajë dhe i merrej fryma.
Arbana menjëherë ndërpreu lidhjen me shtëpinë duke thënë se do të kthehej pasi Semi të qetësohej