Senati italian ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

0

Senati italian ka ratifikuar marrëveshjen e dy qeverive Shqipëri-Itali me 93 vota pro dhe 61 kundër, për kampin e refugjatëve afrikanë dhe aziatikë në Gjadër të Lezhës.

Pak muaj më parë kryeministrat Rama dhe Meloni nënshkruan në Romë një marrëveshje ku parashikohet ardhja e rreth 3000 emigrantëve çdo muaj që kërkojnë të shkojnë në Itali nga Afrika dhe Azia, më së pari në kampin e Gjadrit.

Aty do të verifikohen nga autoritete italiane së bashku me ato shqiptare. Marrëveshja është e vlefshme për 5 vite, çka do të thotë se në vendin tonë priten të vijnë 36 mijë refugjatë çdo vit, me opsion rinovimi edhe për 5 vite të tjera.

Marrëveshja hasi në shumë polemika si në vendin tonë ashtu edhe në Itali. Por mesa duket këto janë lënë pas, me parlamentin shqiptar dhe senatin italian që e kanë votuar marrëveshjen e dy kryeministrave.

Ardhja e refugjatëve pritet të nisë në muajt e pranverës së këtij viti. Më herët në Shqipëri ishte dhe numri dy i qeverisë italiane, Alessio Tajani i cili vizitoi vendin ku do të ngrihet kampi.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese e cilësoi marrëveshjen si të ligjshme ku nuk shkelen nenet e kushtetutës siç u pretendua nga paditësit, Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë opozitarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu