Sensacionale: Atletico Mineiro kampione e Brazilit, pas 50 vitesh…

0

 – Pas 50 vitesh nga hera e parë, Atletico Mineiro rikthehet për të fituar Brasileirao, ligën më elitare të futbollit brazilian. ‘Bardhezinjtë’, të udhëhequr në fushë nga Hulk dhe Diego Costa, fituan titullin e kampionit dy javë përpara përfundimit të kampionatit, pasi mundën Bahia 3-2 në transfertë.

Një ndeshje e guximshme, me epërsinë e dy golave të vendësve, falë Luiz Otavio (62’) dhe Gilberto (66’). Por më pas, brenda katër minutash, gjithçka ndryshon: Hulk (73’) e rihap lojën dhe Keno, me dopiedën e tij në minutat 74 dhe 78, përmbysi rezultatin e ndeshjes.

Pas triumfit të parë historik më 1971, tani tifozët e Atletico Mineiro mund të kthehen në festë edhe pse kampionati kërkon edhe dy javë për të përfunduar. Skuadra e Cucas i heq simbolin e kampionit nga fanella Flamengos, fituesit të dy edicioneve të fundit, e cila e ka ende të freskët humbjen në finalen e Kupës Libertadores ndaj Palmeiras të Felipe Melos.

Për Atletico Mineiro dhe tifozët e tij, në mëngjesi i sotëm europian, kanë patur një natë magjike, një natë feste në Brazil. Dy javë nga fundi, klasifikimi i sheh ‘bardhezinjtë” në kuotën e 81 pikëve dhe Flamengon në -11. Një kënaqësi e madhe për Hulk dhe shokët e tij, të cilët e sjellin trofeun në shtëpi gjysmë shekulli pas herës së parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu