Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Serbisë kanë filluar xhirimet e një filmi për Masakrën e Reçakut. Mediat e huaja shkruajnë se filmi do të jetë pjesë e dokumentarit “Dosja e Kosovës”.
Ministi i punëve të brendshme Aleksandar Vulin ditën e sotme ka vizituar xhirimet e filmit dhe e ka quajtur “falsifikim” dhe “gënjeshtër” masakrën e Reçakut. Vulin ka shtuar se ndihet krenar që është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila i ka ndihmuar Radiotelevizionit të Serbisë që ta korrigjojë këtë padrejtësi të madhe.
‘Reçaku është një gënjeshtër e madhe, një falsifikim i tmerrshëm, një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin dhe për të gjithë ata që e thanë këtë gënjeshtër, por Reçaku është gjithashtu mundësia jonë për të treguar se sa shumë ne jemi shkatërruar, vrarë, ndëshkuar padrejtësisht për të tjerët,” – theksoi ministri Vulin.
Në 1999, Reçaku ishte rrethuar nga forcat e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të cilët vranë e masakruan 45 banorë të këtij fshati. Filmi trajton kronologjinë e ngjarjeve dhe fatin e civilëve dhe pjesëtarëve të policisë në Kosovë dhe Metohi në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2001.