Serbia dërgon dozat e para të vaksinës anti Covid në Mal të Zi

0

Në Malin e Zi pritet që të mbërrijnë dhe dozat e para të vaksinës anti Covid, të cilat janë dhuratë nga Serbia.

Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boroviniç-Bojoviç në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se 2,000 dozat e vaksinës ruse Sputnik V mbërrijnë sot.

 “Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ajo.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se kishte rënë dakord me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, mbi detajet e pranimit të vaksinave.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe të gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu