Serbia reagon për deklaratat e Kurtit: Po tregohet arrogant

0

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka refuzuar edhe ofertën e tij për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës në një Asociacion që ai vetë do ta hartonte e propozonte.

Staroviç tha se Kurti me këtë konfirmoi arrogancën e tij, teksa shtoi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

“AKS-ja është përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën Kosova e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti duke u ofruar ta cilësojë si një akt bujarie, po tallet me dialogun dhe i ofendon serbët”, tha Staroviç.

Në vazhdim ai shtoi se marrëveshjet e mëparshme e përcaktojnë se Kurti nuk është ai që e harton statutin e Asociacionit, por vetë serbët e Kosovës.

Kujtojmë se Kurti reagoi kundrejt deklaratës së Vuçiçit, duke thënë se “pas refuzimit që të nënshkruante Marrëveshjen më 27 shkurt dhe para se të refuzonte të nënshkruante sërish më 18 mars aneksin, presidenti i Serbisë refuzoi edhe ofertën time bujare për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës, në një asociacion që unë do të hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu