Sergio Mattarella rizgjidhet President i Italisë

0

Sergio Mattarella është rizgjedhur president i Italisë.

Mattarella mori më shumë se 505 vota në favor të tij, duke kaluar kështu edhe numrin që nevojitej për kuorum.

Tejkalimi i 505 votave për kuorum u përshëndet me një duartrokitje, sipas raportimit të mediave në vend.

“Kisha planet të tjera, por e respektoj Parlamentin”, tha presidenti duke konfirmuar “po-në” e tij pas marrëveshjes së arritur me mazhorancën për rikandidim.

Betimi është caktuar për në 3 shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu