Sergio Ramos është kthyer. Qendërmbrojtësi spanjoll ka hyrë në listën e skuadrës së Mauricio Pochettinos për ndeshjen e sotme (20:45) në “Parc des Princes” kundër Lorient, që korrespondon me javën e 30-të të kampionatit francez.
Ramos mund të rishfaqet me PSG-në pothuajse dy muaj e gjysmë pas ndeshjes së tij të fundit. Konkretisht, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që prej datës 23 janar, kur një fatkeqësi fizike e detyroi për një pushim të ri, pasi kishte debutuar edhe si golashënues si futbollist i PSG-së .
Sergio Ramos është risia e madhe e një liste, në të cilën ka ende shumë mungesa. Kështu, për shkak të problemeve fizike, Pochettino nuk do të mund të llogarisë në Keylor Navas, Verratti, Di María, Bernat, Kurzawa, Ander Herrera, Diallo, Draxler, Ismaël dhe Lavallée.