Serie A çel sot siparin, Interi pret në shtëpi Monzën në orën 20:45

0

Sot starton kampionati italian i futbollit. Serie A çel sot javën e parë të kampionatit me dy takime në orën 18:00. Empoli do të pres Veronën në shtëpi, ndërsa po në këtë orë, kampionët në fuqi të Napolit do të luajnë në transfertën e Frosinones.

Napoletanët do të kërkojnë të mbrojnë titullin kampion dhe sfida në letër ndaj Frosinones duket e lehtë. Megjithatë ekipi i Rudi Garcias nuk do të ketë sot në dispozicion yllin e ekipit, gjeorgjianin Kvicha Kvaratskhelia.

Në mbrëmje do të jetë rradha e Interit, që do të luajë në “Meazza’ përballë Monzës. Nënkampionët e Europës e kanë të gjithë grupin në dispozicion dhe janë gati për startin e sezonit. Pritet me interes nëse do të ketë minuat edhe për mesfushorin e kombëtares tonë Kristjan Asllani.

Sfida e fundit do të jetë ajo mes Genoas dhe Fiorentinës po në 20:45.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu