4 ekipe me 5 pikë diferencë, Serie A fillon të marrë formë të plotë, ku gara për titull pritet të diskutohet ndërmjet Napoli, Milan, Inter e Atalanta. Sassuolo i dhuron një asisit dy ekipeve nga Milano, këtë herë duke ndalur Napolin në një barazim 2-2, madje mund të dilnin me pikë të plotë nëse nuk do të ishte për sistemin VAR që i anulojë një gol në shtesë për faull ndaj Rrahmanit.
Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, ekipi i Spallettit i bërë një nisje fantastike fraksionit të dytë duke shënuar dy gola të shpejtë më Fabian Ruiz dhe Mertens. Sassuolo nuk u dorëzua por besuan deri në fund duke u rikthyer në lojë falë golave të Scamarcca dhe Ferarri. Napoli ngec në këtë mënyrë, në një barazim 2-2, por ruan kreun në kuotën e 36-të pikëve, një më shumë se Milan.
Kuqezinjtë fituan pastër 0-3 në transfertë përballë Geona duke i prishur Shevës rikthimin në Serie A. Zlatan Ibrahimovic realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 10-të duke u treguar i saktë në ekzekutimin e një goditje dënimi, ndërsa në fundin e pjesës së parë Messias dyfishojë shifrat. Sulmuesi brazilian ishte protagonist edhe në pjesën e dytë duke gjetur golin e dytë personal dhe të tretin për Milan.