ëhet fjalë për djalin e tij Hunter, i cili shfqet në një video nën shoqërinë e disa prostitutave duke konsumuar një sasi substance narkotike që dyshohet të jetë kokainë. Ky nuk është skandali i parë në të cilin është përfshirë djali i presidentit amerikan.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden duket se nuk po kalon kohë të mira as në jetën personale përpos detyrës së tij si President që po has në vështirësi të shumta në këtë mandat të tij të parë në krye të zyres ovale. Bëhet fjalë për djalin e tij Hunter, i cili shfqet në një video nën shoqërinë e disa prostitutave duke konsumuar një sasi substance narkotike që dyshohet të jetë kokainë. Ky nuk është skandali i parë në të cilin është përfshirë djali i presidentit amerikan. Incidente të ngjashme u ndanë në publik nga Neë York Post, pasi laptopi i Hunter u kompromentua pak para zgjedhjeve të fundit elektorale në SHBA.
Mediat e huaja shkruajnë se ai përveç problemeve me drogën dhe alkolin, ai është nën hetim federal për evazion fiskal, pastrim parash dhe lobim të dyshimtë për kompanitë e tij përtej oqeanit. Provat më të fundit thuhet të jenë marrë nga Hunter me anë të një sulmi kibernetik dhe ato përfshijnë video, mesazhe telefonike dhe dokumente të tjera të cilat rrezikojnë të përdoren kundër tij.
Në disa nga këto mesazhe, tregohen çeqe të firmosura nga vetë Hunter, të komufluara si shërbime mjekësore të cilat i drejtoheshin një gruaja ukrainase që ka nën drejtimin e saj një faqe që reklamon vajza si eskorta.