Sërish sulme kibernetike në Shqipëri? Bie sistemi TIMS në pikat kufitare të vendit

0

Bie sërish sistemi TIMS në pikat kufitare. INFOWeb/ MEDIA mëson se sistemi aktualisht nuk po punon, duke paralizuar përkohësisht edhe punën. Rikujtojmë se vetëm pak kohë më parë sistemi TIMS dhe shërbimet qeveritare online u hakëruan, në dy sulme të ndryshme kibernetike, te kryera nga Irani.

Aktualisht ka vështirësi në pikën kufitare të Kakavijës. Ndërsa puna është pezulluar, pasi nuk po kalon asnjë mjet.

Sipas burimeve bëhet me dije se dogana e Kapshticës punon me ndërprerje të sistemit kurse pikat e tjera si ajo e Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës paraqesin probleme dhe nga ana e punonjësve të doganës është duke u punuar manualisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu