
Pas ndeshjes ndaj Real Madrid, Myrto Uzuni ishte përsëri titullar në takimin e fundjavës ndaj Real Sociedad. Skuadra e Granada-s u mund me shifrat 2-0 nga Real Sociedad. Skuadra baske realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të marrë fitoren e 10-të sezonale, që e çon në
kuotën e 38 pikëve, në vendin e 6-të.Uzuni, në fakt, qëndroi në fushë pa u mbushur 63 minuta lojë, pasi u zëvendësua nga Puertas. Ndërsa në minutën e 26’ beratasi u ndëshkua me karton të verdhë.




