“S’është humor, po vjell vrerë”/ Donaldi dhe Iliri debatojnë, balerini: E gjitha ishte satirë e shaka

0

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj kanë debatuar me njëri-tjetrin, pas një prove që “Vëllai i Madh” vendosi për banorët. Iliri dhe Meridiani, iu besua të performojnë një seri të “Fiks Fare”.

Mirëpo, gjatë performancës së tyre ata ironizuan Donaldin.

Kjo ironizim nuk është pritur mirë nga aktori, i cili tha se ajo s’ishte humor, por të vjedhësh verë. I këtij mendimi nuk ishte balerini Shaqiri, i cili theksoi se batutat janë bërë për t’iu përshtatur programit, që ka një stil satirik.

Pjesë nga debati:

Donaldi: Ajo s’është humor, është të vjellësh vrerë. S’është as ironi e as sarkazëm.

Iliri: Ajo është një program satirik.

Donaldi: Ai është emision investigativ. Është ndryshe të vjellësh verë, e ndryshe të bësh shaka dhe ironi. Shaka e ironi është ajo gjëja që bëra unë pak më parë. Që mora këngën e Sabianit.

Iliri: Dhe unë shaka bëra.

Donaldi: Ç’a shakaje është ajo, ajo është vrerë o vëllai im.

Iliri: Ajo është komedi sa na përket neve.

Donaldi: Po kush qeshi? Qeshe vetë me veten tënde?

Iliri: Nuk e dimë se sa do të qeshin njerëzit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu