Sezoni dasmave është afër, si organizimi i tyre tregon për marrëdhënien e çiftit

0

Organizimi i dasmës është një proces me dinamikën e vetë, i mbushur me emocione dhe në të njëjtën kohë stresues.

Carin Goldstein, është një terapiste e specializuar për familjen. Goldstein beson që ky proces na bën të kuptojmë për marrëdhënien tonë.

Së pari është planifikimi i martesës. Çiftet që i ndajnë së bashku detyrimet e planifikimit të dasmës kanë më shumë gjasa të ndajnë në mënyrë të barabartë detyrimet e jetës së bashku.

Së dyti, është interesi që kemi për organizimin e dasmës. Nëse tregohet interes dhe nuk merret si e mirëqenë, mundësitë janë që edhe interesi në marrëdhënie të jetë po i ngjashëm.

Së treti, kompromiset. Dikush në marrëdhënie duhet të bëjë lëshime, në këtë mënyrë lehtëson zgjidhjen e një problemi që mund të ndikojë në cilësinë e marrëdhënies.

Së katërti, fokusi. Nëse më tepër i kushtoni rëndësi dasmës dhe jo festës së beqarisë atëherë tregon që i jepni përparësi marrëdhënies dhe jo vetes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu