Lajme të mira nga infermieria për Interin, në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve ndaj Barcelonës.
Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, ka rikuperuar sulmuesin Marcus Thuram, i cili është jashtë nga takimi me Bayern Munich, për shkak të shqetësimeve muskulore.
Francezi është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati për ndeshjen. Thuram nuk është më maksimumin e gjendjes së tij fizike, por trajneri mund t’i kërkojë të sakrifikojë.
Me mungesën e tij, Interi ka humbur shumë në fazën sulmuese dhe për këtë arsye stafi e sheh si shumë të rëndësishëm.
Ndeshja Barcelona-Inter do të luhet të mërkurën në orën 21:00.