Sfida me Gjeorgjinë, Rama me bashkëshorten dhe djalin ndjekin nga afër Kombëtaren

0

Mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ luhet sfida mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për UEFA Nations League.

Në stadium ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, me gruan e tij Lindën dhe djalin, Zoahon, për të parë dhe mbështetur nga afër Kombëtaren.

Me mijëra tifozë kuqezi kanë mbushur ditën e sotme stadiumin ‘Air Albania’ për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Objektivi i Shqipërisë është që të kualifikohet në kampionatin botëror, ashtu siç arriti të kualifikohej në Euro 2024.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu