Shakira “godet” Piquen me këngën e re: Nuk ishe i njëjti, ti s’jepje as gjysmën

0

Këngëtarja me famë Botërore, Shakira, ka publikuar së fundmi këngën e saj të re të titulluar “Monotonia” në bashkëpunim me Ozunën.

Në rrjetet social kënga është cilësuar si një rrëfim personal i Shakirës pas ndarjes nga Pike.

“Nuk ishte faji yt, por as i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk thashë kurrë asgjë por më dhembte. E dija që kjo do ndodhte. E harrove se çfarë ishim dikur, krejt papritur nuk ishe më i njëjti, më le për shkak të narcizmit tend. Ti nuk jepje as gjysmën, por e di që unë dhashë më shumë se ti. Po vrapoja për dikë që për mua as nuk po ecte”, thuhet në mes të tjerash në tekstin e këngës së Shakirës.

Kënga ka arritur rreth 10 milion klikime në gjysmë dite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu