Shakira tregon se si u sulmua nga dy derra të egër në një park në Barcelonë

0

Ylli i muzkës Pop, Shakira ka rënë pre e sulmit nga dy derra të egër teksa po shëtiste me djalin e saj 8 vjeç, në një park në Barcelonë.

Këngëtarja kolumbiane shpjegoi se kafshët e sulmuan atë dhe pastaj “kapën” çantën e saj dhe ikën drejt pyllit.

 “Shikoni se si dy derra të egër që më sulmuan në park ma kanë bërë çantën. Ata po e çonin çantën time në pyll, bashkë me telefonin tim. Kanë shkatërruar gjithçka.”, tha mes të tjerash këngëtarja.

Së fundmi, derrat gjithnjë e më agresivë kanë pushtuar kryeqytetin katalanas, duke u kthyer në një shqetësim për qytetarët atje.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu