Për herë të parë mesfushori shqiptarë i kombëtares zvicerane xherdan Shaqiri flet për largimin nga Lyon.
Gjatë merkatos dimërore ai u transferua në Chikago dhe në një konferencë për shtyp pranoi se u largua për shkak të trajnerit Peter Bosz.
“Kisha probleme me trajnerin, teknikisht dhe personalisht, ku nuk u përshtata me të”, ishte përgjigja e shkurtër e mesfushorit.
Në përgjithësi, Shaqiri qëndroi më shumë në stol, derisa në javët e fundit para largimit, zhvilloi disa paraqitje më shumë, siç ishte shkëlqimi në fitoren ndaj Marsielle, ku asistoi dhe shënoi.
Sa i përket aventurës italiane Shaqiri theksoi: “Lojtarë të mirë kanë luajtur në MLS. Kampionati është duke përparuar, është kampionat i mirë. Projekti është emocionues. Doja të provoja diçka të re”, nënvizoi Shaqiri.