Shau Stresin nga familja dhe bënte thirrje ekstremiste në TikTok, shpallet në kërkim ndërkombëtar Luigj Marku

0

Tiranë- Luigj Marku, 39-vjeçari, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë.

Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Prokuroria ka marrë edhe disa video për plotësimin e dosjes hetimore.

2 ditë më parë Marku, nisi dhe një konflikt në rrjetet sociale dhe me reperin ‘Stresi’.

E shau nga nëna, Stresi bën betim të rëndë (Video)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu