SHBA, 13 të vdekur nga zjarri shkatërrimtar në ndërtesën e banimit në Filadelfia

0

Në pamje shihen zjarrfikësit dhe pasojat e një zjarri të rëndë që shkatërroi një ndërtesë apartamentesh sot në lindje të Filadelphia, ku 13 njerëz humbën jetën, mes te cileve disa femijë.

Mediat vendase thonin se shërbimet e emergjencës mbërritën në skenën e tragjedisë mëngjesin e sotëm, ku gjetën zjarrin duke vërshuar nga kati i dytë.

Autoritetet thanë se zjarri fatal në ndërtesën tre-katëshe kishte kërkuar të paktën 50 minuta për t’u vënën nën kontroll.

Rrjetet amerikane NBC e CBS thanë se 13 njerëz kishin gjetur vdekjen në tragjedi dhe se autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Shtatë fëmijë raportohet se ishin mes viktimave në zjarrin shkatërrimtar në adresën North 23rd Street në Fairmount, shkruan rrjeti Inquirer , duke cituar zjarrfikësit.

Fqinjët thonin për mediat se ishin të tronditur nga ngjarja .
Bill Richards, i cili jeton aty pranë dhe se rreth orës 6.30 kishte dëgjuar një grua të ulërinte “Oh Zot, oh Zot.” “Është një ngjarje shokuese,” shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu