SHBA: Burri nxjerr automatikun nga dritarja e makinës dhe qëllon njerëzit në trotuar

0

Kamerat e sigurisë në Filadelfia të SHBA-së, kanë fiksuar momentin kur një person i armatosur, hap zjarr ndaj një grupi njerëzish që po qëndronin në trotuar.

Në pamje shihet qartë momenti ndërsa makina afrohet pranë kalimtarëve dhe dikush hap xhamin e pasmë duke nxjerrë prej aty një automatik.

Si pasojë e të shtënave një person humbi jetën, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por autoritetet dyshojnë se dikush nga të pranishmit ka qenë objektiv i një atentati, pa e saktësuar akoma se kush.

 

 

Ndërkohë, autorët e ngjarjes janë ende në kërkim dhe policia ka caktuar 20 mijë dollarë shpërblim për kapjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu