SHBA i bën thirrje Kinës: Ndaloni provokimet ndaj Tajvanit

0

Shtetet e Bashkuara thanë se janë të shqetësuara me rritjen e aktivitetit ushtarak të Kinës pranë Tajvanit.

SHBA-ja vlerëson se presioni ushtarak i Kinës kundër Tajvanit minon paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Ne i bëjmë thirrje Pekinit të ndërpresë presionin dhe forcën ushtarake, diplomatike dhe ekonomike kundër Tajvanit”, tha të dielën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton Reuters.

Më 2 tetor, Tajvani ka raportuar se 38 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e saj të mbrojtjes të premten, çka përbën inkursionin më të madh të Pekinit deri më tani.

 

 

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët, duke përfshirë bombarduese me kapacitet bërthamor, kanë hyrë në këtë zonë në dy periudha.

Tajvani është përgjigjur duke aktivizuar aeroplanët që ka, ashtu sikurse sistemet raketore.

Ka kohë që Tajvani ankohet për veprime të tilla të Kinës.

Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur/ REL.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here