SHBA paralajmëron rritjen e dezinformimit nga Kina / Shqetësim për aplikacionin TikTok

0

Ligjvënësit amerikanë paralajmërojnë se përpjekjet e Partisë Komuniste Kineze për të përhapur dezinformim do të vazhdojnë të shtohen përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Catherine Gypson, shqetësimi kryesor për ligjvënësit është kompania e mediave sociale TikTok.

Ata paralajmëruan të enjten se fronti më i rëndësishëm në konkurrencën mes SHBA-së dhe Kinës mund të jetë në telefonat celularë.
Përhapja e dezinformimit në platformat e ndryshme të mediave sociale, përfshirë TikTok-un, mund të dalë me shpejtësi jashtë kontrollit, thonë ligjvënësit amerikanë.
Mënyra se si funksionon TikTok-u shkakton shqetësimin më të madh për ligjvënësit dhe ekspertët.
Por praktikat kineze të biznesit mund të komprometojnë edhe pronarët e mediave sociale.

Ekspertët u thanë ligjvënësve se TikTok-u po bëhet gjithnjë e më shumë burimi kryesor i lajmeve për amerikanët, në veçanti për të rinjtë, por se mund të miratohen ligje për të ndalur përhapjen e dezinformimit.
Një gjykatës federal në Montana vendosi të enjten masën e parë të bllokimit të TikTok-ut, duke e quajtur këtë platformë antikushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu