SHBA paralajmëron: Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

0

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia ka një histori të dokumentuar mirë të përdorimit të armëve kimike.

Thomas-Greenfield tha se SHBA-ja “ka shqetësime serioze se Rusia mund të planifikojë të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër popullit ukrainas”.

Këto deklarata, ambasadorja amerikane i bëri duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të premten më 11 mars, takim ky i mbledhur me kërkesë të Rusisë ku ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya pohoi paraprakisht se forcat e Moskës kanë gjetur prova të një përpjekjeje për të pastruar provat e armëve biologjike në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu