“SHBA po punon për të nxitur transparencë dhe konkurrencë”- Ambasadorja Kim: Shqipërinë duam ta shohim që të rrisë potencialin energjetik

0

Ambasadorja e SHBA-vë në vendin tonë, Yuri Kim e pranishme u shpreh se Amerika po punon për të nxitur më shumë transparencë dhe konkurrencë në Shqipëri.

E pranishme në aktivitetin e nisjes se operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë, Kim tha ndër të tjera se SHBA kërkon që ta shohë vendin tonë si një potencial energjetik.

“SHBA kanë qenë krenarë që të mbështesin ALPEX dhe USAID ka qenë në cdo hap të rrugës. Kur punojmë bashkë arrimë gjëra të mëdha. Shqipërinë e duam ta shohim partnerin tonë duke forcuar klimën e investimeve dhe duke përkrahut lidhje me të ngushta me BE.

Ka edhe më shumë se kaq. I planifikuar për në fund të vitit, ky bashkim tregu do të integrojë tregun shqiptar në tregun evropian.

SHBA përmes USAID po punojnë me Shqipërinë dhe Kosovën për të transformuar tregjet e brendshme të energjisë për shkëmbimi transparencë dhe konkurruese me tregjet e tjera evropiane.

SHBA po ndihmojnë tregun energjetik shqiptar të zhvillojë rregulloret e energjisë për të nxitur transparencë dhe konkurrencë të hapur”, tha Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu