SHBA sulm me dron në Siri, vritet një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një sulmi me dron të zhvilluar një ditë më parë kanë vrarë në Siri një udhëheqës të lartë të Al-Kaidës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vrasja e Abdul Hami dal-Matar do të shkatërrojë aftësinë e organizatës për të organizuar dhe kryer sulme botërore që kërcënojnë qytetarët amerikanë, aleatët tanë dhe civilët e pafajshëm.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore, majori, John Risgbee përmes një deklarate për mediat ka pohuar se nuk kanë asnjë indikacion për viktima në mesin e civilëve nga ky sulm, që u krye duke përdorur avionin MQ-9.

Ky sulm në veriperëndim të Sirisë vjen dy ditë pas një sulmi ndaj një post-blloku amerikan në jug të Sirisë. Megjithatë, Rigsbee nuk tha nëse sulmi me dron ishte kryer në shenjë hakmarrjeje.

Shtetet e Bashkuara më herët gjatë javës konfirmuan se garnizoni Al-Tanf ishte sulmuar më 20 tetor, duke thënë se nuk kishte të lënduar në mesin e personelit amerikan.

Në deklaratën e Komandës Qendrore thuhet se sulmuesit përdorën “dronë dhe shtënë me armë” drejt Al-Tanf, një garnizon në jug të Sirisë, që u krijua më 2016, si pjesë e luftës kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Rigsbee tha se Al-Kaida vazhdon të paraqesë kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj dhe se ky grup e përdor Sirinë si strehë të sigurt për t’u “rindërtuar, koordinuar me aleatët dhe për të planifikuar operacione të jashtme”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu