Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur si gjenocid, masakrat e kryera në Mianmar ndaj popullësisë myslimane, të njohur si Rohingya.
Sekretar amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar nga Muzeu Memorial i Holokaustit, se shteti i tij i njeh si gjenocid krimet e kryera të ushtrisë së Mianmarit ndaj komuniteti pakicë të Rohingyas.
Në fjalimin e tij, Blinken ka tërhequr disa paralele mes krimeve të kryera nga ushtria Mianmarit ndaj popullsisë myslimane Rohingya dhe atyre të Holokaustit.
“Sulmi ndaj Rohingya ka qenë i përhapur dhe sistematik dhe kjo ka qenë kyçe për arritjen e një përfundimi se janë kryer krime kundër njerëzimit”, tha Blinken.
Të dhënat tregojnë se ka qëllim të pastër që përmes këtyre masakrave, në arrijnë ta shkatërrojnë Rohingya të tërën
Ushtria e udhëhequr nga Qeveria e Mianmarit është përballur me sanksione të ndryshme nga SHBA-ja, prej kur ka nisur fushatën kundër grupit etnik minoritar, Rohingya, në vitin 2017.