Shehi: Basha nuk mund të udhëheq opozitën, ka njerëz me më shumë vizion dhe ide

0

Kreu i Lidhjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka deklaruar se Basha nuk mund të jetë më udhëheqësi i opozitës. Në një intervistë për Ora News, Shehi u shpreh se brenda si dhe jashtë Partisë Demokratike ka njerëz me ide dhe vizion për tu përballur me kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu tha se detyra e tyre është të përballen me Ramën dhe jo me njeri-tjetrin.

“Unë shpresoj që të kalojë kjo periudhë krize, pasi ky është një debat i munguar dhe duhet të ishte konsumuar prej vitesh. Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu