Shehu: Hajde t’i vëmë çelësin parlamentin. Turpi i botës!

0

“Nëse dikush nuk do të dëgjojë është i lirë të largohet. Ky është parlamenti. Unë flas për qytetarët në radhë të parë, flas për këtë abuzivitet, për këtë shkelje të rregullores për këtë që po bën salla e parlamentit që duhet të ishte tempulli i demokracisë, i respektit, i vlerësimit dhe jo denigrimi i autoritetit të deputeteve. Mjaft me këto gjera. Nëse doni ta shkatërrojmë këtë sallë dhe këto debate që janë formale, hajde ti vëmë çelësin parlamentin; ta mbyllim dhe të ikim të gjithë dhe pastaj të shohim si bëhen punët në Shqipëri, e shikoni mirë pastaj ku bëhet përballja nëse nuk bëhet këtu, bëhet në vend tjetër. Doni këtë ju? E bëjmë edhe këtë po të doni, atëherë ka përballje tjetër. Është trup i botës, ne nuk kemi mbaruar fjalën ju votoni,” tha Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu