Sheikët nuk durojnë më, shkarkojnë trajnerin e Newcastle, ja kush do ta drejtojë ekipin

0

Nuk ka më durim, pas rezultateve të dobëta, vjen shkarkimi. Sheikët arabë të klubit të Newcastle e kanë nisur menjëherë me “dorë të hekurt”, teksa kanë larguar në mënyrë konsensuale nga detyra e trajnerit, Steve Bruce.

Fatale për trajnerin e njohur britanik janë rezultatet negative dhe renditja e skuadrës në vendin e parafundit në kuotën e 3 pikëve. Lajmin e largimit të Bruce nga pankina e ka bërë vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

Në të njëjtin komunikatë njoftohet se pasuesi i tij i përkohshëm do të jetë Graeme Jones, duke filluar që nga ndeshja e Premier League të së shtunës ndaj Crystal Palace në transfertë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu