ANGLI – Familja Glazer po tenton të shesë “Djajtë e Kuq”, ndërkohë që dhe për pak orë skadon afati i tretë për paraqitjen e propozimeve.
Sipas “Mirror” Sheikh Al Thani ka ofruar maksimumin nga çdo kandidat tjetër, ndërsa premton, sipas Sun, të sjellë Neymar në “Old Trafford”, i cili vështirë se do të mbetet në Paris Saint-Germain vitin e ardhshëm.
Oferta e Al Thani arrin në 4.5 miliardë paund, ndërsa sipas raportit, Sir Jim Ratcliffe jep 4. Për blerjen është e interesuar edhe Elliott Management.
“Sky Sports News” shkruan se oferta e Ratcliffe përfshin bashkëpronësinë me Glazers, që amerikanët të mbajnë 20% të kapitalit të klubit.
Nga ana e tij, sheiku i Katarit thuhet se është i etur për një blerje të plotë përmes fondacionit të tij Nine Two, por mbetet për t’u parë nëse oferta e tij do të pranohet, duke pasur parasysh çmimin e kërkuar prej 6 miliardë funtesh të raportuar nga Glazers.
Sipas Football Insider, deri në gjashtë oferta mund të bëhen për Manchester United.