AUSTRI- Katër persona kanë humbur jetën në Vjenë, pasi një skelë u shemb në një kantier ndërtimi, në oborrin e një kompleksi rezidencial. Shkaqet e shembjes janë ende të paqarta për momentin, tha zëdhënësi i policisë.
Mediat shkruajnë se ndërtesa është e vjetër, tipike e kësaj zone, ku shumica e tyre datojnë në shekullin e 19-të. Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës tha se një person tjetër, një burrë 45-vjeçar, u plagos rëndë.
Rruga ku ndodhi aksidenti, Portselangasse, kalon nëpër zemër të lagjes aristokrate, pranë shkollës franceze dhe pallatit të Lihtenshtajnit. Policia po merr deklarata nga dëshmitarë okularë dhe punëtorët që i mbijetuan përplasjes.





