Shemben varrezat, arkivolet mbeten pezull në ajër (VIDEO)

0

Varrezat më të mëdha dhe të vjetra në Poggioreale, Napoli janë shembur.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, teksa këto të fundit kanë publikuar pamjet e fasadës së shembur dhe arkivoleve të cilët kanë mbetur pezull në ajër.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendngjarje pasi janë njoftuar nga banorët që jetojnë aty pranë.

Në janar u shënua një incident i njëjtë brenda varrezave historike. Francesco Emilio Borrelli, përfaqësues i Partisë së Gjelbër e cilësoi situatën të papranueshme.

Situatë e papranueshme. Ka pasur një shembje të re në varrezat e Poggioreale. Është një situatë kritike dhe e papranueshme. Për shumë vite varrezat napolitane janë menaxhuar keq dhe janë lënë në duart e mashtruesve dhe përfituesve. Ky është rezultati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu