Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Toskana, ku si pasojë e dhembjes së tavanit gjatë një ceremonie martesore kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona. Sipas mediave italiane, dyshemeja e një lokali la të plagosur të paktën 35 persona, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Numri u bë publik nga autoriteti qendror shëndetësor i Toskanës pas pasigurisë fillestare për numrin e saktë të të plagosurve. Aksidenti ndodhi në Pontelungo, në periferi të qytetit, në ish-manastirin Giaçherino që përdorej si vend feste. Mes të shtruarve në spital janë edhe dhëndri dhe nusja.
Dymbëdhjetë të plagosur u transportuan në spitalin San Jacopo në Pistoia, të tjerët në spitalet e Luça, Pescia, Prato, Careggi dhe Torregali. Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur me kodin e kuq, por që sipas njoftimit të organit shëndetësor nuk janë në rrezik për jetën.
Kamarierja: “Dëgjova të bërtitura dhe të qara”
“Kemi parë tavolina dhe gota të hedhura sepse të gjithë ishin të frikësuar, kur dëgjuan zhurmën e madhe, zbritëm duke kaluar pranë dhomës ku ishte shembur dyshemeja dhe njerëzit e tjerë kishin rënë dhe kishte shumë pluhur, nuk mund të shihnim asgjë”. Ajo rrëfen më tej: “Isha unë dhe një kolegu im që dëgjuam britma dhe njerëz të dëshpëruar që qanin”.