Shembet hoteli, humbin jetën 8 persona, zhduken 9 të tjerë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin kinez të Suzhou, ku si pasojë e shembjes së një pjese të hotelit, kanë humbur jetën 8 persona.

Sipas mediave të huaja, si pasojë 9 persona janë zhdukur, dhe ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për të gjetur trupat e zhdukur.

Shembja e një pjese të hotelit ‘Siji Kaiyuan’ në qytetin bregdetar ndodhi të hënën pasdite. Ministria e Menaxhimit të Emergjencave dërgoi  më tej një ekip për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Shkaku i shembjes mbetet ende nën hetim.

‘Siji Kaiyuan’ është një hotel që e ka nisur aktivitetin në 2018. Pjesa që u shemb ishte tre kate ndërsa në total hoteli kishte 54 dhoma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu