Shembet ‘Kali i Trojës’ në Elbasan

0

 

Edhe Elbasani është përfshirë nga aksioni kombëtar i prishjes së ndërtimeve pa leje në vend. Një ndër objektet ka qenë i ashtëquajturi “Kali i Trojës” në unazën jugore të këtij qyteti.

IKMT ka argumentuar se e e ka ndërmarrë këtë aksion me pretendimin se objekti pengonte levizjen e qytetarëve në trotuar dhe se tërhiqte vëmëndjen e drejtuesve të mjeteve teksa përshkonin aksin nacional Elbasan- Librazhd.

Një aksion i tillë u ndërmor edhe para 6 viteve duke rrëzuar trupin e kalit. Por gjatë aksionit trupi i objektit ra mbi eskavator dhe ky aksion u ndërpre.

Pirgje inertesh, betoni dhe hekuri kanë mbetur tashmë në atë vend dhe kërkohet pastrimi i tyre. Burime pranë ideatorit të vepres bëjnë me dije se objekti ishte i lëvizshëm , por autoritetet nuk i kishin lënë kohën e mjaftueshme për ta zhvendosur.

Krahas këtij objekti në Elbasan janë prishur dhe disa ndërtime pa leje dhe aksioni do të vazhdojë në ditët e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu