Shembet një bllok akulli në alpet e Zvicrës, bllokohen 15 alpinistë, dyshohet për disa viktima

0

Disa njerëz u plagosën nga rënia e blloqeve të akullit ku një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar dhe nuk dihet nëse ka viktima.

Fragmente të një akullnaje u shembën nga masivi alpin i Grand Combin në 3400 metra mbi nivelin e detit në Zvicër.

Sipas faqes lokale të internetit Herisau24, disa njerëz u plagosën nga rënia e blloqeve të akullit ku një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar dhe dyshohet se ka disa viktima.

Fragmente të akullnajës nga masivi Grand Combin në kantonin zviceran të Valais, 3400 metra mbi nivelin e detit, janë shembur mëngjesin e së premtes. Policia lokale tha se disa persona u plagosën nga rënia e fragmenteve të akullnajës. Në momentin e aksidentit në zonën e prekur ndodheshin rreth 15 alpinistë.

Siç raporton portali zviceran 20Minutes, të paktën shtatë helikopterë të shpëtimit malor janë përfshirë në një operacion shpëtimi në shkallë të gjerë.

“Rënia e papritur e blloqeve të mëdha akulli nga akullnaja mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për alpinistët, por edhe për fshatrat poshtë” – thekson portali.

Grand Combin është një varg malor i vendosur në Alpet Pennine. Ndodhet në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu