Shembet pallati në Brazil, humbin jetën tetë persona, mes tyre dy fëmijë

0

Një godinë apartamentesh është shembur në qytetin Recife në verilindje të Brazilit, duke i marrë jetën të paktën tetë personave.

Dy fëmijë, pesë dhe tetë vjeç, ishin mes viktimave kur pallati u shemb dje. Shkaku nuk është ende i qartë, por Recife është goditur nga reshje të larta shiu ditët e fundit.

Raportet thonë se katër persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe gjashtë janë ende të zhdukur në lagjen Janga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu