Shembet shtëpia e Nexhmije Hoxhës, punonjësit e IKMT-së nxjerrin orenditë

0

Shtëpia e Nexhmije Hoxhes, bashkëshortes së Enver Hoxha, e cila u nda nga jeta më 26 shkurt është shembur. Fadromat e IKMT-se e kanë hedhur përtokë banesën.

Aksioni për shembjen e ndërtesës që ishte bërë pengesë për projektin e Unazës së Re, ka nisur paraditen e sotme dhe është finalizuar, ndërkohë që më parë janë nxjerrë jashtë disa nga orenditë e mbetura.

Në fotot e shkrepura nga LSA-ja, duken punetorë që hyjnë e dalin nga shtëpia, duke nxjerrë gjërat.

Aty ku ndodhet godina që sot u rrezua, do të jetë gjurma e projektit të Unazës së Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu