Shembet ura në fshatin Kalivaç, izolohen 150 familje

0

Shembja e urës ditën e sotme ka krijuar mjaft probleme në qarkullimin e banorëve të zonës duke e izoluar një pjesë të tyre. Ura në fjalë lidh Kalivaçin, Gjobardhin, Zimaj duke shkuar deri në Kaftall të Pukës, një zonë ku banojnë rreth 150 familje.

Reshjet intensive gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të nivelit të prurjeve të lumenjve pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Shumë toka janë përmbytur tashmë, ndërkohë që situatë mund të përkeqësohet pasi reshjet e shiut priten të rikthehen ditën e nesërme.

Kjo zonë e Lezhës ka shfaqur problematikat më të mëdha si pasojë e motit të keq. Paraditen e sotme është shembur duke u bërë e pakalueshme rruga që lidh Njësinë Administrative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës.

Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu