Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë zhdukur pasi një urë mbi një lumë u shemb në një zonë turistike të njohur në shtetin perëndimor indian të Maharashtra-s, sipas Press Trust of India.
Kryeministri i Maharashtras, Devendra Fadnavis, tha se 32 persona u plagosën, 6 prej të cilëve në gjendje kritike.
Ai tha se deri më tani janë shpëtuar gjashtë persona.
Struktura, e cila ishte e mbyllur për trafikun e automjeteve, por ende e aksesueshme për këmbësorët, ishte bërë një pikë e rëndësishme për turistët.
Vendasit thanë se kishin ngritur shqetësime më parë në lidhje me sigurinë e urës, e cila ishte rinovuar rreth katër deri në pesë vjet më parë.