Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Perimetriki Odos të Patrës, në Diodorou.
Mësohet se si pasojë e shembjes, dy persona kanë humbur jetën ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur, të bllokuar nën rrënoja.
Në zonën e urës kryhen punime prej dy vitesh dhe rrëzimi i saj ka ndodhur në kuadër të një shembjeje të kontrolluar, duke bërë që për arsye të panjohura një pjesë e madhe të shkëputet duke rënë në rrugë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen e ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve.